Fatih Erel
13 Qershor 2019•Përditësim: 14 Qershor 2019
Kampionati i futbollit Copa America 2019 do të fillojë të premten në Rio de Zhaneiro të Brazilit, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendet mysafire Japonia dhe Katari janë ftuar në këtë kampionat për të plotësuar turneun me 12 kombëtare garuese, i cili do të zgjasë deri më 7 korrik.
Katari do të përballet me Argjentinën, Kolumbinë dhe Paraguajin, ndërsa Japonia do të luajë kundër Uruguajit, Ekuadorit dhe Kilit.
Japonia më herët ka luajtur në Copa America në vitin 1999, ndërsa Katari, i cili do të organizojë Kupën e Botës në vitin 2022, do të jetë debutues.
Që nga viti 1993, disa vende janë ftuar të garojnë në këtë turne si mysafirë, zakonisht nga Amerika Veriore apo Qendrore ose nga Karaibet, pasi asociacioni i futbollit të Amerikës së Jugut ka dhjetë anëtarë.
Dy skuadrat e para nga secili grup dhe dy më të mirat nga pozitat e treta do të kualifikohen në çerekfinale.
Brazili, fitues i tetëfishtë i turneut, do të përballet me Bolivinë në ndeshjen e hapjes këtë vit.
Uruguaji është kryesues me kampionate të fituara në Copa America, pasi ka fituar kupën 15 herë, së fundmi në vitin 2011.
Argjentina gjithashtu ka fituar trofeun 14 herë, por jo nga viti 1993 dhe me yllin e futbollit Lionel Messi si pjesë e skuadrës.
Kili janë kampionët aktualë, pasi kanë mposhtur Argjentinën në dy finalet e fundit në vitin 2015 dhe 2016.
Peruja dhe Paraguaji gjithashtu kanë fituar kupën nga dy herë, ndërsa Bolivia dhe Kolumbia nga një herë.
Grupet janë si në vijim:
Grupi A: Brazili, Bolivia, Venezuela, Peruja
Grupi B: Argjentina, Kolumbia, Paraguaji, Katari
Grupi C: Uruguaji, Ekuadori, Japonia, Kili