Ekip
27 Prill 2016•Përditësim: 28 Prill 2016
MADRID (AA) – Trajneri i Atletic Madrid-it, Diego Simeone, është pezulluar me 3 ndeshje në kampionatin spanjoll, pasi Federata e Futbollit të Spanjës refuzoi ankesën e klubit të tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Simeone është përjashtuar në gjysmëlojën e xhiros së 35-të me Malagan, sepse dikush ka hedhur një top të dytë në fushë. Sipas rregullave, trajneri është përgjegjës nëse autori nuk identifikohet.
Në sqarimin e vendimit të mërkurën Komiteti për gara në Federatën e Futbollit të Spanjës, sqaron se nuk arriti të identifikojë autorin, porse ka vërtetuar se topi ka ardhur nga pankina e Atletico Madrid-it.