Muhammed Enes Çallı
30 Shtator 2020•Përditësim: 01 Tetor 2020
Qendërmbrojtësi i Manchester City-t, Nicolas Otamendi është bashkuar me klubin portugez Benfica me një kontratë 3-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Nicolas Otamendi është lojtari i ri i Sport Lisboa e Benficas deri në vitin 2023 dhe u prezantua të martën mbrëma, në kampusin e Benficas", bëri të ditur klubi portugez. "Lojtari ndërkombëtar argjentinas i cili do të veshë fanellën me numrin 30 ka një klauzolë prej 30 milionë euro për lirimin e tij", thuhet në njoftim.
''Me Manchester City-n është arritur marrëveshje për nënshkrimin e qendërmbrojtësit Nicolas Otamendi për 15 milionë euro", tha klubi portugez.
Argjentinasi 32-vjeçar shënoi 11 gola në 210 ndeshje për Manchester City-n, duke fituar dy tituj të Premier Ligës së bashku me katër Kupa të Ligës dhe një Kupë të FA-së.
Otomendi tha se kishte 5 sezone të mrekullueshme në City.
"Nëse fitoni tituj, kjo është për shkak se i bëni gjërat mirë. Jam i lumtur që i kam shijuar këto momente dhe jam më shumë se mirënjohës", tha ai në një deklaratë për ish-klubin e tij.
"Unë isha me fat që nga viti i parë kur arrita të fitoj një trofe dhe më vonë me ardhjen e Pep edhe më shumë. Unë jam thjesht i lumtur që kam luajtur pjesën time me mbështetjen e shokëve të mi të skuadrës dhe stafit", tha Otamendi.