Faruk Zorlu
16 Maj 2019•Përditësim: 20 Maj 2019
Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba, ka udhëtuar për në Arabinë Saudite për Umre, raporton Anadolu Agency (AA).
Mesfushori francez në Instagram postoi një foto të Qabesë, vendit më të shenjtë të Islamit, në Mekë ku po kryente Umren gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Pogba në postimin e tij u shpreh: "Mos harroni kurrë gjërat e rëndësishme në jetë".
Fotoja e tij ka marrë më shumë se 1.8 milion pëlqime në Instagram.
Deri më tani, Pogba ka luajtur 66 ndeshje për ekipin kombëtar të Francës, ndërsa në këtë sezon ka shënuar 13 gola në 35 ndeshje në ligë për Manchester Unitedin.