Yunus Kaymaz
16 Maj 2019•Përditësim: 17 Maj 2019
Tenistja ruse Maria Sharapova tha se është tërhequr nga French Open, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sharapova theksoi se vendimin për t'u tërhequr nga French Open që është organizimi i dytë Grand Slam i sezonit e ka marrë për shkak të një dëmtimi në shpatull.
Sportistja 32 vjeçare e cila që nga muaji janar e deri më tani nuk merr pjesë nëpër turne dhe e cila ka rënë në vendin e 35 të klasifikimit botëror, ka kaluar një operacion në muajin shkurt.
Sharapova në karrierën e saj ka fituar 5 kampionate Grand Slam, dy prej të cilave French Open.
French Open zhvillohet në një terren tokësor dhe do të fillojë më 26 maj.