Alma Çekovic
23 Mars 2016•Përditësim: 24 Mars 2016
BARCELONË (AA) – Ish-mbrojtësi i Manchester United, Gerard Pique, beson se trajneri i dikurshëm i tij në Barcelonë, Pep Guardiola nuk do të ketë probleme që të fitojë trofe në Premier ligën angleze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Guardiola, gjatë kësaj vere pas tre vitesh do të braktis Bayernin e Mynihut dhe do të ulet në pankinën e Manchester City, ndërsa Pique konsideron se trajneri spanjoll do ta ketë më lehtë në Angli sesa në Bundesligë.
“Në Angli është shumë më lehtë se në Gjermani. Pep do të ketë shumë mundësi për fitore në City”, shkroi Pique në rrjetin social Periscope. Spanjolli fitoi pesë trofe me Bayernin, duke përfshirë edhe dy tituj të njëpasnjëshëm, dhe është në rrugë të mbarë që të fitojë edhe titullin e tretë.