Alma Çekovic
06 Qershor 2016•Përditësim: 07 Qershor 2016
MANCHESTER (AA) – Presidenti i Manchester City, Khaldoon Al Mubarak, deklaroi se menaxheri i sapoemruar i “qytetarëve” Pep Guardiola është fitues i dëshmuar i cili do të transformojë klubin dhe do ta vendos në nivel plotësisht të ri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Trajneri spanjoll pas përfundimit të sezonit tashmë dy herë vizitoi Manchester-in ku vizitoi akademinë e futbollit të City-t dhe stadiumin Etihad. Mediat britanike lajmërojnë se me këtë rast ka biseduar edhe me krerët e klubit, ku më pas udhëtoi në Abu Dhabi dhe u takua me pronarin.
Al Mubarak në deklaratë për CityTV deklaroi se shpreson që Guardiola edhe në City, duke filluar nga 1 korriku kur fillon marrëveshja e tij me “qytetarët”, do të vazhdojë serinë e fitoreve që kishte në Bayern.
“Shumë jam i gëzuar që Pep i bashkohet ekipit tonë. Konsideroj se ai është një nga më të mirët, nëse jo edhe trajneri më i mirë në ditët e sotme”, deklaroi Al Mubarak. Ai theksoi se ish-trajneri i Bayern-it dhe Barcelonës është “fitues i dëshmuar i cili në mënyrë profesionale fitoi në çdo klub që ka udhëhequr”.