Mutlu Demirtaştan
19 Shtator 2016•Përditësim: 19 Shtator 2016
STAMBOLL (AA) - Kampioni i fundit në Ligën e Futbollit të Parë të Polonisë, Legia Varshava i dha fund detyrës së trajnerit kosovar Besnik Hasi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga klubi, u njoftua se 44 vjeçari Hasi me të cilin ishte arritur një marrëveshje në muajin qershor, është larguar nga klubi.
Hasi i cili karrierën e tij si trajner e filloi në vitin 2014 me ekipin e Belgjikës, Anderlecht, kishte arritur të bëhet kampion me këtë ekip të cilin filloi ta drejtojë në pjesën e dytë ligës. Hasi pas kësaj nuk arriti 2 sezone që të bëhet kampion dhe në fund të sezonit të kaluar ishte larguar nga Anderlecht.
Besnik Hasi i cili pati mundësi të menaxhojë Legia Varshavën vetëm 3.5 muaj, në ligë u klasifikua në vendin e 14-të me 9 pikë të mbledhura në 9 javë. Ekipi polonez në ndeshjen e parë në grupet e UEFA Ligës së Kampionëve, pësoi një humbje me rezultat prej 6-0 nga ekipi gjerman Borussia Dortmund.