Kemal Zorlak
21 Maj 2016•Përditësim: 22 Maj 2016
SARAJEVË (AA) - Përfaqësuesi i kombëtares së Bosnjë e Hercegovinës dhe mesfushori i ekipit futbollistik italian të Romës Miralem Pjaniç deklaroi se është i gatshëm të bisedojë me Juventusin nëse në Romë arrin ofertë zyrtare për të, raporton Anadolu Agency (AA).
Futbollisti boshnjak i njohur si Mire për televizionin Sada Al Balad, pas ndeshjes miqësore me Al Ahlyj, komentoi interesin e madh për kalimin e tij në radhët e "Zonjës së vjetër".
"Unë kam edhe dy vite kontratë me Romë. Por, nëse arrin ofertë zyrtare në Romë, atëherë mund të bisedojmë", deklaroi Pjaniç
Përndryshe, për përfaqësuesin e Bosnjës janë të interesuara edhe klube si Barcelona, Bayern Mynih dhe Paris Saint Germain (PSG). Megjithatë, Juventusi më herët tregoi gatishmëri që për Pjaniçin të paguajë 38 milionë euro.