Hüseyin Burak Demirer
10 Qershor 2019•Përditësim: 10 Qershor 2019
Portugalia ka fituar Holandën në finalen e Ligës së Kombeve dhe në këtë mënyrë u bë fituesi i parë i kësaj gare të re futbollistike në kuadër të Federatës së Futbollit të Evropës (UEFA), raporton Anadolu Agency (AA).
Finalja e Ligës së Kombeve u luajt në stadiumin “Dragao” në Porto, ndërsa golin për fitoren minimale të Portugalisë e shënoi Goncalo Guedes në minutën e 60-të.
Më herët, në ndeshjen për vendin e tretë përfaqësuesja e Anglisë në penalti mposhti Zvicrën pasi ndeshja në kohën e rregullt përfundoi pa gola.