Dejan Maksimoviç
21 Qershor 2018•Përditësim: 21 Qershor 2018
PARIS (AA) – Portieri italian, Gianluigi Buffon, sipas informacioneve të mediave franceze tashmë po kërkon shtëpi në Paris, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme duhet të kryejë edhe kontrollin mjekësor para firmosjes së kontratës me Paris Saint-Germain, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat pohojnë se Buffon-i 40 vjeçar do të kryejë kontrollin mjekësor në klinikën Pitie-Salpetriere, më pas do të firmosë kontratë dy vjeçare me kampionin aktual të Francës.
Buffon u bë lojtar i lirë pasi me Juventusin, për të cilin ka mbrojtur 17 vite, nuk e vazhdoi kontratën. Në karrierë ka mbrojtur edhe për Parmën, ndërsa në fanellën e kombëtares së Italisë ka regjistruar 176 paraqitje.