Dejan Maksimoviç
21 Maj 2019•Përditësim: 22 Maj 2019
Pas një sërë spekulimesh se Kylian Mbappe do të braktisë në verë ekipin e Paris Saint-Germain, është prononcuar vet klubi nga kryeqendra franceze i cili ka theksuar se sulmuesi i ri edhe sezonin e ardhshëm do të luaj në “Parkun e Pincave”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mbappe të dielën u shpall lojtari më i mirë i ligës së parë franceze Ligue 1, ndërsa në adresimin e tij në një farë mënyre paralajmëroi se mund të kërkojë një sfidë të re.
Ndërkohë është prononcuar klubi PSG, i cili përmes një kumtese thotë se Mbappe dhe klubi kanë lidhje të forta që i kanë bashkuar, që nga koha kur mbërriti në Paris në vitin 2017.
Mbappe fillimisht erdhi në PSG përmes një huazimi, por një vit më vonë në bazë të marrëveshjes të dy klubeve, parisienët për shërbimet e francezit të ri paguan 190 milionë euro, me çka Mbappe u bë lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori, pas lojtarit tjetër në klub Neymar.
Për PSG-në ka regjistruar 86 ndeshje zyrtare në të cilat ka shënuar 59 gola.
Sezonin e sapopërfunduar e mbylli si golashënuesi më i mirë me 32 gola.