Mutlu Demirtaştan
12 Shkurt 2024•Përditësim: 13 Shkurt 2024
Raundi i 1/16 së finales në UEFA Ligën e Kampionëve fillon nesër me dy ndeshje, pas pauzës dimërore, raporton Anadolu.
Në organizimin më të madh të nivelit të klubeve në futbollin evropian, ndeshjet e para do të luhen nesër dhe më 14 shkurt, të mërkurën. Ndërsa, ndeshjet tjera do të luhen më 20-21 shkurt.
Klubet që do të kualifikohen në çerekfinale do të përcaktohen pas ndeshjeve kthyese që do të luhen më 5-6 dhe 12-13 mars.
Programi i ndeshjeve është si në vijim:
Nesër (e martë):
Leipzig (Gjermani) - Real Madrid (Spanjë)
Kopenhag (Danimarkë) - Manchester City (Angli)
14 shkurt, e mërkurë:
Lazio (Itali) - Bayern Munchen (Gjermani)
Paris Saint-Germain (Francë) - Real Sociedad (Spanjë)
20 shkurt, e martë:
Inter (Itali) - Atletico Madrid (Spanjë)
PSV (Holandë) - Borussia Dortmund (Gjermani)
21 shkurt, e mërkurë:
Porto (Portugali) - Arsenal (Angli)
Napoli (Itali) - Barcelona (Spanjë)