Dejan Maksimoviç
30 Qershor 2016•Përditësim: 30 Qershor 2016
RIO DE JANEIRO (AA) – Është konfirmuar se Neymar, ylli i madh i Barcelonës, do të luaj në Lojërat Verore Olimpike në Rio de Janeiro. Përveç tij, vend në kombëtaren olimpike si lojtarë mbi 23 vjeç kanë zënë vend edhe Douglas Costa nga Bayerni i Munyhut dhe Fernando Prass, portier i Palmeiras, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke marrë parasysh se në përbërje është Neymar, është e qartë se brazilianët kanë dëshirë të madhe që para tifozëve të vet për herë të parë të fitojnë medaljen e artë olimpike në futboll, sporti me të cilin shquhet ky vend në botë.
Kombëtaren olimpike të Brazilit në Rio do ta udhëheq Rogerio Micale, seleksionuesi i U20, sepse Carlos Dunga u shkarkua pas dështimit në Copa America. Micale në disponim do të ketë këta lojtarë: Fernando Prass (Palmeiras), Uilson (Atletico Mineiro); mbrojtje: Marquinhos (PSG), Luan (Vasco da Gama), Rodrigo Caio (Sao Paulo), Zeca (Santos), Ëilliam (Internacional), Douglas Santos (Atletico Mineiro); mesfushor: Thiago Maia (Santos), Rodrigo Dourado (Internacional), Fred (Shakhtar Donetsk), Rafinha (Barcelona), Felipe Anderson (Lazio), sulm: Neymar (Barcelona), Douglas Costa (Bayern), Gabriel Jesus (Palmeiras), Gabriel Barbosa (Santos), Luan (Gremio).