Barış Seçkin
31 Gusht 2020•Përditësim: 01 Shtator 2020
Klubi i Ligës së Parë të Futbollit Italian (Serie A), Lazio, ka zgjatur kontratën e golashënuesit Ciro Immobile deri në vitin 2025, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi për shtyp i klubit, Stefano De Martino, në deklaratën për kanalin e Lazio, tregoi se kontrata e futbollistit 30-vjeçar është zgjatur deri në vitin 2025.
Ciro Immobile u transferua në klubin e kryeqytetit në vitin 2016. Sezonin e kaluar ai shënoi 36 gola në Serie A duke u bërë për herë të tretë golashënuesi më i mirë në ligë.