Ajdin Aliji
09 mars 2026•Përditësim: 10 mars 2026
Koloseu në Romë të Italisë, i konsideruar si një nga strukturat më madhështore të antikitetit, vazhdon të jetë një pikë qendrore interesi si për entuziastët e historisë ashtu edhe për turistët me historinë e tij gati dy mijë vjeçare, transmeton Anadolu.
I quajtur fillimisht Amfiteatri Flavian, koloseu u ndërtua midis viteve 72 dhe 80 pas Krishtit dhe priti argëtime të mëdha gjatë Perandorisë Romake.
Me një kapacitet prej afërsisht 50 mijë spektatorësh, amfiteatri masiv konsiderohet si një nga strukturat më të rëndësishme që pasqyron përparimet në arkitekturën dhe inxhinierinë e Perandorisë Romake.
Pavarësisht se pësoi dëmtime të pjesshme nga tërmetet dhe heqja e gurëve gjatë shekujve, koloseu ka arritur të qëndrojë në këmbë dhe tani është ndër strukturat historike në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Koloseu, një nga strukturat ikonike të Romës, vazhdon të jetë një nga destinacionet turistike më të vizituara në Itali.