Yunus Kaymaz
10 Maj 2018•Përditësim: 11 Maj 2018
STAMBOL (AA) – Pretendohet se Wayne Rooney, futbollisti i ekipit të Premier Ligës Angleze, Everton, karrierën e tij do të vazhdojë në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediat britanike thuhet se futbollisti 32 vjeçar, i cili po përjeton probleme me trajnerin Sam Allardyce, në parim ka arritur marrëveshje me ekipin e Ligës së Parë Amerikane të Futbollit (MLS), DC United.
Në lajm thuhet se DC United do të paguajë 12 milionë sterlina për klauzolën e lirimit të Rooney.Rooney i cili ka dalë nga akademia e të rinjve të Evertonit, gjatë viteve 2004-2017 luajti për Manchester United dhe më pas iu rikthye ish-ekipit të tij.
Gjatë këtij sezoni futbollisti britanik në 40 ndeshje ka shënuar 11 gola.