Emre Doğan
11 Prill 2017•Përditësim: 12 Prill 2017
STAMBOLL (AA) - Arsene Wenger ka dalë 3 herë kampion me skuadrën e Arsenalit në Premier League, por këtë herë ai ndodhet në qendër të vëmendjes së mediave angleze, dhe jo për suksesin, por për situatën e vështirë të skuadrës së tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas humbjes së fundit BBC shkruan: "Crystal Palace, çon në pikëpyetje një nga 4 vendet e para për Arsenalin". Ndërsa në brendësi ka vënë theksin tek kërkesa e tifozëve të Arsenalit për dorëheqjen e Wenger.
"The Times" ka publikuar foton e golit të parë të Andros Townsend dhe duke vënë theksin tek "performanca e keqe" e Arsenalit shkruan: "Wenger më parë gëzonte respekt, ndërsa tani tallet". Gazeta shkruan gjithashtu se tifozët e Crystal Palace janë tallur me teknikun e Arsenal duke thënë: "Wenger, duam të qëndrosh."