Doga Kirmizioglu
14 Maj 2016•Përditësim: 14 Maj 2016
ANKARA (AA) – Senegalezja Fatma Samba Diouf Samoura, është zgjedhur mbrëmë në postin e sekretares së Përgjithshme të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), duke bërë gruaja e parë që ka marrë këtë post të rëndësishëm në trupën më të lartë botërore të futbollit, raporton Anadolu Agency (AA).
Kongresi i 66-të i FIFA-s që u mbajt mbrëmë në Meksikë, vendosi që Samoura të zëvendësojë ish-sekretarin Jerome Valcke.
Para se të marrë postin, 54 vjeçarja nga Senegali ka punuar për 21 vite në Kombet e Bashkuara, ndërkohë që emërimi i saj në FIFA shënon njëherësh emërimin e parë të ndonjë gruaje në postin e lartpërmendur.
Rikujtojmë se në kongresin e 66-të i FIFA-s mbrëmë u pranuan edhe Kosova me Gjibraltarin.