Dejan Maksimoviç
14 Maj 2016•Përditësim: 15 Maj 2016
LONDËR (AA) – Louis van Gal për mediat britanike deklaroi se do të duhet të mbetet trajner i Manchester United edhe sezonin e ardhshëm, raporton Anadolu Agency (AA)
Holandezit nuk i kanë dhënë asnjë garanci se do të mbetet në pankinën e “djajve të kuq” deri në fund të kontratës së tij që i skadon gjatë verës së ardhshme.
Megjithatë, ai nuk mendon me vetëiniciativë të braktisë klubin, pavarësisht se plasimi në Ligën e Kampionëve, në prag të xhiros së fundit në Premier Ligë është shumë larg.