Doga Kirmizioglu
10 Mars 2018•Përditësim: 11 Mars 2018
ANKARA (AA) – Fituesja e shumëfishtë e Grand Slam turneve, tenistja ruse Maria Sharapova, ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e deritanishëm të saj, Sven Groeneveld, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një komunikatë të shkruar, dhe të publikuar në faqen zyrtare të internetit, Sharapova, njoftoi se bëhet fjalë për një marrëveshje për ndërprerje të bashkëpunimit me trajnerin holandez, i cili e ka stërvitur nga viti 2014.
Tenistja ruse, këtë vit ka fituar vetëm pesë meçe, ndërsa në disfatën e saj të fundit, ajo u eliminua në raundin e parë të turneut Indian Wells në SHBA.
Fitoren e fundit, për sa ishte trajnuar nga Groeneveld, Sharapova e arriti në vitin 2014, atëherë kur triumfoi në Roland Garros.
Në karrierën e tij, holandezi ka trajnuar emra të suksesshëm të tenisit botëror, siç janë Monica Selesh, Arantxa Sanchez Vicario, Ana Ivanoviç, Caroline Wozniacki dhe Greg Rusedski.