06 Tetor 2021•Përditësim: 06 Tetor 2021
Ekip NASCAR në pronësi të legjendës së NBA-së, Michael Jordan dhe piloti i tij Bubba Wallace shënuan fitoren e tyre të parë në gara në Serinë e Kupës NASCAR 2021 të hënën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Wallace, 27-vjeç, i cili drejton 23XI Racing Toyota, fitoi YellaWood 500 në pistën Talladega në Alabama.
Ai u bë shoferi i parë me ngjyrë që fitoi një garë të Serisë së Kupës që nga Wendell Scott në vitin 1963.
Skuadra 23XI Racing është në bashkëpronësi të basketbollistit të "Hall of Fame Jordan" dhe Denny Hamlin, i cili aktualisht drejton për Joe Gibbs Racing në serinë e Kupës NASCAR.
"Njeri, unë jam shumë krenar për të gjithë në 23XI", tha Wallace pas fitores së tij në pistën Talladega.
"Skuadra e re që erdhi dhe fitoi në fund të sezonit. Unë e di se sot është shkruar një histori e madhe, besoj, e cila është vërtet e mrekullueshme, por ka të bëjë me djemtë tanë, për ekipin tonë, për atë që është bërë", tha ai.
"Unë e vlerësoj Michael Jordan, e vlerësoj Denny që besoi në mua dhe më dha mundësinë, është shumë e qëlluar që ndodhi këtu në Talladega", shtoi Wallace.
Ish-super ylli i Chicago Bulls, Jordan tha se ishte krenar për Wallace.
"Jam shumë i lumtur për Bubba dhe të gjithë ekipin tonë 23XI Racing. Kjo është një arritje e madhe dhe një fitore historike për ne", tha Jordan në postimin e ekipit të tij në Twitter.
"Që nga dita e nënshkrimit me të, e dija që Bubba kishte talentin për të fituar, ndërsa Denny dhe unë jemi shumër krenarë për të. Vazhdojmë!", shtoi 58-vjeçari.
Gara tjetër në sezonin 2021, Banka e Amerikës ROVAL 400, do të mbahet të dielën në pistën Charlotte Motor në Concord të Karolinës së Veriut.
Ky sezon do të përfundojë në Phoenix Raceway në Arizona, ku gara e Championship do të zhvillohet më 7 nëntor.