Ekip
16 Shkurt 2022•Përditësim: 17 Shkurt 2022
Skuadra Red Bull e Formula 1 ka nënshkruar një kontratë, të cilën e përshkroi si sponsorizimin vjetor më fitimprurës të kriptomonedhës në sport, transmeton Anadolu Agency (AA).
Marrëveshja me Bybit vlen mbi 100 milionë dollarë gjatë tre viteve me ekipin e kampionit në fuqi të botës, Max Verstappen.
Red Bull tha se Bybit do të punojë me ekipin për "kripto-mësimin", e cila ka të bëjë me edukimin mbi ekonominë dixhitale.
Shkëmbimi i parregulluar i kriptomonedhave funksionon për gati 4 vjet. Çmimi i kriptos është i prirur për një paqëndrueshmëri të lartë, duke shkaktuar shqetësime për rreziqet e investimit.