Hüseyin Burak Demirer
27 Dhjetor 2015•Përditësim: 28 Dhjetor 2015
ANKARA (AA) - UEFA Liga e Kampioneve në profilin e tyre të Twitter-it kanë nisur sondazhin për golin më të mirë të vitit ku merr pjesë edhe goli i futbollistit turk Selçuk Inan të cilën e shënoi kundër Islandës në kuadër të kualifikimeve të "EURO 2016", raporton Anadolu Agency (AA).
UEFA, në profilin zyrtar të quajtur "Champions League" në Twitter nisi sondazhin për golin më të mirë të vitit në nivelin e ekipeve dhe kombëtareve. Ndër kandidatët në këtë sondazh, merr pjesë edhe futbollisti turk Selçuk Inan i cili në minutën 89 të ndeshjes mes Turqisë dhe Islandës në kuadër të kualifikimeve të "EURO 2016" shënoi një gol.
Për momentin në këtë sondazh i cili do të mbarojë nesër, Selçuk Inan është në vendin e parë, ndërsa dashamirësit e futbollit mund të votojnë për futbollistin e Romës Alessandro Florenzi i cili shënoi kundër Barcelonës në Ligën e Kampioneve, golin e futbollistit të Barcelonës Lionel Messi në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve të sezonit 2014-15 kundër Bayern Munihut dhe golin e futbollistit turk të Gjermanisë kundër Skocisë në kuadër të kualifikimeve të "EURO 2016".