Doga Kirmizioglu
29 Qershor 2018•Përditësim: 30 Qershor 2018
ANKARA (AA) - Gara e 8-të e sezonit të MotoGP e cila është një nga organizimet sportive me motorë nga më të rëndësishmet në botë do të organizohet në Holandë, raporton Anadolu Agency (AA).
Raundi i klasifikimeve i garës së 8-të do të zhvillohet nesër në ora 14.10, në pistën prej 4,5 kilometra Assen, në qytetin Assen. Ndërsa gara do të zhvillohet më 1 korrik të dielën, në ora 14.00.
Pas 7 garave të sezonit klasifikimi i pilotëve në renditjen e 5 të parëve është si më poshtë:
1. Marc Marquez (Spanjë): 115 pikë
2. Valentino Rossi (Itali): 88 pikë
3. Maverick Vinales (Spanjë): 77 pikë
4. Johan Zarco (Francë): 73 pikë
5. Danilo Petrucci (Itali): 71 pikë