Bakir Tiro
02 Korrik 2019•Përditësim: 03 Korrik 2019
Messi nuk mund të ndalet, megjithatë, mund ta ngadalësojmë ose neutralizojmë në disa faza të lojës, tha Tite, trajneri i kombëtares së Brazilit, që të mërkurën prej ora 2:30 sipas kohës së Evropës së Mesme do të luajë gjysmëfinalen e Copa America kundër Argjentinës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në prag të derbit të Amerikës së Jugut që do të luhet në stadiumin “Mineirao” në Belo Horizonte, Tite tha se beson se Brazili do të fitojë në fushën vendore dhe të plasohet në finalen e kampionatit kontinental.
“Nuk duhet folur për cilësitë individuale të argjentinasit. Argjentina ka një ekip cilësor. Ata janë një grup i shkëlqyeshëm i individëve. Por, edhe ne kemi ekip të shkëlqyeshëm që mund të vendos ndeshje. Besoj se ashtu do të jetë”, tha Tite.
Në gjysmëfinalen tjetër të Copa America më 4 korrik do të përballen Kili dhe Peru.