Stamboll
02 Korrik 2019•Përditësim: 03 Korrik 2019
Klubi anglez i futbollit, Tottenham Hotspur, pas 517 ditëve pa transferime, ka sjellë në radhët e tij futbollistin 18-vjeçar nga Leeds United, Jack Clarke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi nga klubi, me futbollistin e ri është firmosur kontratë deri në vitin 2023, ndërsa Clarke do të vazhdojë të luajë edhe për një sezon me Leeds United në Ligën Championship si lojëtar i huazuar.
Tottenham transferin e fundit e realizoi më 31 janar të vitit 2018, kur në radhët e tij solli Lucas Moura-n nga Paris Saint-Germain (PSG).
Sipas medias britanike, ekipi londinez pushoi në kryerjen e transferimeve për shkak të ndërtimit të stadiumit të ri i cili u vu në përdorim gjatë sezonit që përfundoi.
Tottenham do t'i paguajë Leds United-it dhjetë milionë funta për Clarke-n, i cili sezonin e kaluar shënoi dy gola në 25 paraqitje.