Emre Doğan
08 nëntor 2016•Përditësim: 08 nëntor 2016
STAMBOLL (AA) – Futbollisti i kombëtares së Gjermanisë dhe mesfushori i klubit spanjoll Real Madrid, Toni Kros, për shkak të lëndimit të gishtit të këmbës do të jetë jashtë fushe dy deri në tre muaj, transmeton Anadolu Agency Agency (AA).
Në njoftimin e shpallur në ueb-faqen e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, thuhet se Kroos është lënduar gjatë ndeshjes mes Real Madridit dhe Leganes-it, në të cilin “klubi mbretëror” fitoi me 3:0.
Theksohet se Kroos ka thyer gishtin e këmbës së djathtë ku kombëtarja e Gjermanisë nuk do të mund të llogarisë në të gjatë ndeshjeve të ardhshme.
Mediat spanjolle shkruajnë se Kross mund të jetë jashtë fushe dy deri në tre muajt e ardhshëm ku do të mungojë në ndeshjet kundër San Marinos, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2018.