Satuk Buğra Kutlugün
20 Shkurt 2021•Përditësim: 20 Shkurt 2021
Ekipi që është vënë pas titullit të Superligës turke, Trabzonspor, mposhti skuadrën e Başakşehir-it, e cila po përjeton momente të vështira në ligën më të fortë të vendit, me rezultatin 1:0, raporton Anadolu Agency (AA).
Goli i fitores për Trabzonspor-in erdhi nga sulmuesi i krahut të djathtë Yusuf Sari, i cili shënoi vetëm dy minuta pasi hyri në lojë.
Për herë të parë në 17 vjet, Trabzonspor shënon një seri prej shtatë fitoresh në kampionat. Ata tani janë vetëm tri pikë prapa liderëve të tabelës që përbëhen nga Galatasaray, Beşiktaş dhe Fenerbahçe, të cilat kanë nga 51 pikë.
Gjatë shtatë ndeshjeve të tyre të fundit, Trabzonspor arritën të fitojnë skuadrat Konyaspsor, Gençlerbirliği, Beşiktaş, Denizlispor, Yeni Malatyaspor, Gaziantep dhe Başakşehir, ndërsa klubi gjithashtu ka zhvilluar edhe dhjetë ndeshje pa humbje.
Nga ana tjetër, kampionët në fuqi, Başakşehir, po përjetojnë momente të vështira në kampionat, pasi tani janë pa fitore në tetë ndeshjet e fundit.
Gjatë minutave shtesë, mbrojtësi brazilian Rafael nga radhët e ekipit nga Stambolli u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë skuadrën e tij me dhjetë lojtar në fushë.
Başakşehir ka mbledhur vetëm 24 pikë në 25 ndeshje dhe aktualisht janë në vendin e 18-të.