Hüseyin Burak Demirer
28 Qershor 2017•Përditësim: 28 Qershor 2017
ANKARA (AA) - Mbrëmë u zhvilluan 4 ndeshje në raundin e parë kualifikues në UEFA Ligën e Kampionëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Trepça '89 si klubi i parë nga Kosova që merr pjesë në arenën ndërkombëtare, mbrëmë luajti kundër Vikingur-it të Ishujve Faroe, me ç'rast pësoi humbje minimale me rezultatin 2-1.
Goli i parë në këtë ndeshje u shënua nga Gunnar Vatnhamar në minutën e 17-të, ndërsa në minutën e 39-të Fiton Hajdari duke e shënuar golin e parë të klubit të tij në këtë arenë barazoi rezultatin. Ndërsa Lawal në minutën e 73-të shënoi golin e epërsisë për klubin vendas.
Fitorja minimale e Trepçës në ndeshjen e kthimit do t'i mundësojë që të kualifikohet në raundin e ardhshëm.
Ndeshjet e para do të përfundojnë sot me ndeshjen mes Linfield (Irlanda e Veriut) dhe La Fiorita (San Marino), ndërsa ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 4 korrik.
Rezultatet nga ndeshjet e mbrëmshme janë kështu:
Alashkert (Armeni) - Santa Coloma (Andorrë): 1-0
Hibernians (Maltë) - Infonet Tallinn (Estoni): 2-0
The New Saints (Uells) - Europa (Gjibraltar): 1-2
Vikingur (Ishujt Faroe) - Trepça (Kosovë): 2-1