Mutlu Demirtaştan
03 Dhjetor 2018•Përditësim: 04 Dhjetor 2018
DUBLIN (AA) – Komiteti ekzekutiv i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) miratoi formimin e garës së tretë të klubeve evropiane që do të luhet nga sezoni 2021/2022, raporton Anadolu Agency (AA).
"Gara gjithëpërfshirëse nënkupton më shumë ndeshje për më shumë klube dhe më shumë federata", tha presidenti i UEFA-s, Alexander Çeferin në takimin e sotëm në Dublin.
Pas Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës, gara e re evropiane e klubeve, e emëruar EUL2, do të grumbullojë 32 klube në fazën e grupeve.
Ndeshjet do të luhen të enjten dhe gara do të jetë me sistem të njëjtë sikur elita e Evropa Ligës dhe Ligës së Kampionëve.
Gara e ri do t'i ofrojë publikut edhe 140 duele tjera evropiane në sezon, ashtu si Evropa Liga.
Fituesi i garës së re do të sigurojë pjesëmarrje në Evropa Ligë sezonin e ardhshëm.
Ndeshjet finale të garës së re, Evropa Ligës dhe Ligës së Kampionëve do të luhen të njëjtën javë edhe atë në terminet, të mërkurën, të enjten dhe të shtunën.
Klubet nga të gjitha vendet anëtare të UEFA-së kanë të drejtë të marrin pjesë në garën e re që do të mundësojë paraqitjen në skenën evropiane edhe të klubeve nga ligat kombëtare që nuk kanë arritur të marrin pjesë në dy garat e forta evropiane.
Detajet dhe emërimi, shpërndarja e pagave, sistemi i solidaritetit, koeficientët dhe strategjitë tregtare do të përfundojnë vitin e ardhshëm.
Gara e re nuk ndryshon asgjë në formatin e garës kur bëhet fjalë për Ligën e Kampionëve dhe Evropa Ligën.
Vendi i tretë i grupit në fazën e parë të Ligës së Kampionëve do të vazhdojë të kalojë në Evropa Ligë ndërsa ekipi i vendit të tretë në Evropa Ligë, paraqitjet e saj në skenën evropiane do t'i vazhdojë në garën e re.