Yunus Kaymaz
04 Shtator 2019•Përditësim: 05 Shtator 2019
Tenisti zviceran Roger Federer u eliminua në çerekfinale të turneut të madh US Open pasi u mposht nga bullgari Grigor Dimitrov, raporton Anadolu Agency (AA).
Federer, bartës i tretë në kampionatin që zhvillohet në New York, në çerekfinale u përball me tenisitin e 78-të në renditjen botërore, Dimitrov, nga i cili u mposht me rezultatin 3-2 në sete, gjegjësisht 3-6, 6-4, 3-6, 6-4 dhe 6-2.
Tenisti bullgar arriti që për herë të parë në karrierë të dalë triumfues përballë kampionit të pesfishtë të këtij turneu Grand Slam, Roger Federer.
Dimitrov në gjysmëfinale do të përballet me tenistin rus Daniil Medvedev, bartës i pestë, i cili në çerekfinale mposhti zviceranin Stan Wawrinka, bartës i 23-të, me rezultatin 3-1 në sete, 7-6, 6-3, 3-6 dhe 6-1.
Ndërkaq, në kategorinë e femrave, bartësja e tetë, amerikanja Serena Williams, shënoi fitore të thellë përballë bartëses së 18-të, kinezes Qiang Wang, me rezultatin 6-1 dhe 6-0.
Në gjysmëfinale, Williams do të përballet me bartësen e pestë, ukrainasen Elina Svitolina.