Serhat Bağbars
04 Shtator 2017•Përditësim: 04 Shtator 2017
STAMBOLL (AA) - Në turneun e fundit Grand Slam të këtij sezonit, US Open, tenistja ruse Maria Sharapova pësoi humbje nga Anastasija Sevastova me një rezultat prej 2-1, me ç'rast i tha lamtumirë turneut, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ditën e shtatë të turneut në qytetin New York të SHBA-ve, Sharapova u përball me tenisten nga Letonia, Sevastova.
Sharapova, prej tenistes në vendin e 17-të të renditjes botërore Sevastova humbi 2-1 në sete.
Tenistja ruse i tha lamtumirë turneut, ndërsa Sevastova në çerekfinale do të përballet kundër Sloane Stephens nga SHBA.