Muhammed Enes Çallı
06 Gusht 2019•Përditësim: 07 Gusht 2019
Ylli 42 vjeçar Vince Carter do të firmosë kontratë një-vjeçare me ekipin e basketbollit Atlanta Hawks të NBA-së, për të luajtur sezonin e fundit të karrierës së tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Me këtë kontratë, Carter do të luaj sezonin e tij të 22-të në NBA ndërsa si veteran do të shënojë rekord për më së shumti sezone të luajtura në ligë, duke kaluar Dirk Nowitzki, Kevin Garnett, Kevin Willis and Robert Parish të cilët luajtën 21 sezone në NBA.
Ylli veteran i NBA-së ka një mesatare prej 17 pikëve në 1.481 ndeshje të rregullta të sezonit gjatë karrierës së tij.
Carter sezonin e kaluar për Hawks-at kishte mesatare prej 7.4 pikëve në 76 ndeshje.