Tevfik Durul
23 Shkurt 2017•Përditësim: 23 Shkurt 2017
PEKIN (AA) – Ish-ylli i ligës amerikane të basketbollit NBA, Yao Ming, është emëruar si kryetar i Federatës së Basketbollit të Kinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Mbrëmë në Pekin është mbajtur Kuvendi i 9-të i Përgjithshëm shtëpisë së basketbollit kinez, ndërsa në krye të këtij organi është emëruar 36-vjeçari Yao Ming, që është njëfarë precedenti që sportistët të vijnë në poste të tilla në të cilat që nga themelimi i saj në vitin 1956 janë ulur vetëm burokratë kinezë.
Yao Ming me këtë rast tha se ka ndërmend që të popullarizojë basketbollin në Kinë dhe të përforcojë kampionatin vendor.
Pasi e kaloi vitin si këshilltar i kryetarit të Federatës së Basketbollit të Kinës, Yao Ming u bë kryetari i parë i kësaj shtëpie që nuk lidhet me Qeverinë e vendit më të populluar në botë.
Gjatë karrierës së tij si lojtar, Yao Ming nga viti 2002 deri në vitin 2011 ka mbajtur fanellën e ekipit të NBA-së Houston Rockets, ndërsa në këtë periudhë mori pjesë në tetë All-Star ndeshje.