Can Erözden
18 Dhjetor 2021•Përditësim: 20 Dhjetor 2021
Brooklyn Nets kanë vendosur të premten që të rikthejnë basketbollistin Kyrie Irving si një "lojtar part-time" sepse 29-vjeçari nuk është vaksinuar ende për koronavirusin, transmeton Anadolu Agency (AA).
NBA bëri të ditur se Irving do të luajë në "lojëra jashtë New York-ut", shkroi në Twitter reporteri i NBA-së Adrian Wojnarowski.
Irving ende nuk mund të luajë për ekipin në Brooklyn sepse ai nuk arriti të përmbushë kërkesat e vaksinimit të New York City.
Në disa qytete si New York dhe San Francisko, lojtarët duhet të kenë vaksinën për të dalë në fushë në shtëpi.
“Deri më tani, Irving nuk ka qenë i gatshëm të përmbushë urdhrin e qytetit të New York-ut dhe të vaksinohet për të luajtur lojëra në shtëpi, por turbullirat e sezonit në vazhdim të NBA-së kanë bërë që organizata të rishqyrtojë vendimin e tyre parasezonal për ta lënë Irving-un jashtë plotësisht”, tha Wojnarowski, duke shtuar se i duhet kohë për të debutuar në sezon.
Irving duhet t'i nënshtrohet një sërë testesh për koronavirus përpara se të ribashkohet me Nets dhe më pas duhet të stërvitet për të kthyer formën e tij.
"Nets nuk e ka parë atë në stërvitje dhe nuk është e qartë se në çfarë forme është tani. Ai pritet të ndajë kohë dhe të arrijë formën e duhur përsëri", tha Wojnarowski. “Pasi të kthehet, ai do të duhet të testohet çdo ditë si një lojtar i pavaksinuar”, shtoi ai.
Fituesi i shtatëfishtë All-Star nuk ka luajtur në sezonin 2021-22, sepse ka refuzuar të vaksinohet për virusin.
Gjithashtu, ai nuk mori pjesë në stërvitjen e ekipit për shkak të protokolleve shëndetësore të qytetit të New York-ut.
Irving është një nga lojtarët më të famshëm në NBA. Ai më parë ka luajtur për Cleveland Cavaliers dhe Boston Celtics.
Ai fitoi titullin e NBA 2016 me Cavaliers.