Bedrudin Brlyavac
20 Prill 2016•Përditësim: 21 Prill 2016
SARAJEVË (AA) – Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, të martën deklaroi se ekipi i tij ende asgjë nuk ka fituar dhe se nuk i interesojnë shumë, siç u shpreh, rrëfimet në media, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë, Reali është në garë për dy trofe, në Primera dhe në Ligën e kampionëve. Ndryshe, Zidane është shumë i kujdesshëm, ndërsa gazetarëve në Spanjë u ka thënë se ekipi i tij zyrtarisht ende nuk ka fituar asgjë.
“Ende nuk kemi fituar asgjë. Jemi në situatë të mirë, por akoma nuk ka përfunduar. Shumë përflitet për atë se tashmë kemi fituar gjithçka, por mund të flisni çfarë të dëshironi. Lojtarët mendojnë si unë, janë të fokusuar në atë që duhet bërë. Do të luftojmë deri në minutën e fundit”, tha Zidane.
Barcelona momentalisht është lider në tabelë me 76 pikë, aq sa ka edhe Atletiko Madrid në pozitën e dytë, ndërsa në pozitën e tretë është Real Madrid me 75 pikë të fituara.