Dejan Maksimoviç
26 Dhjetor 2015•Përditësim: 27 Dhjetor 2015
MADRID (AA) –Portugezi Luis Figo, ish-futbollisti i shkëlqyer i Real Madrid-it dhe Barcelonës, konsideron se bashkëlojtari i tij i dikurshëm francez, Zinedin Zidan dëshiron të bëhet trajner i “klubit madrilien”, raporton Anadolu Agency (AA).
Presioni mbi trajnerin e tanishëm të Realit, Rafael Benitez është gjithnjë e më i madh, ndërsa shumë media spanjolle atë tashmë e kanë ndërruar dhe kërkojnë trashëgimtar, ndërsa mes shumë kandidatëve përmendet edhe Zidan.
“Mendoj se është një nga qëllimet e Zidan-it që një ditë të bëhet trajner i Real-it. Ai doemos duhet të bëhet trajneri kryesor. Se a janë të gatshëm në Real që t’ia japin shansin atë nuk e di”, tha Figo. Ai ka shtuar se “Real Madridi është një klub që nuk ka kohë për të pritur. Trajneri gjithmonë është nën presion të madh. Do ta shohim edhe sa kohë do t’i japin Benitez-it”.
Figo dhe Zidan katër vite kanë luajtur bashkë për “klubin madrilien”.