Göksel Yıldırım
11 Prill 2017•Përditësim: 11 Prill 2017
ANKARA (AA) – Ministri i Ekonomisë së Republikës së Turqisë Nihat Zeybekci tha se referendumi i ardhshëm mbi reformat kushtetuese me siguri do të ketë ndikim në tregun ekonomik të vendit dhe se që nga kjo javë do të jenë të dukshme trendet pozitive, raporton Anadolu Agency (AA).
Si mysafir në panelin editorial të AA-së, ministri i Ekonomisë të Turqisë Nihat Zeybekci ka thënë se fushata para referendumit në Turqi po rrjedh jashtëzakonisht mirë dhe pa probleme.
"Në dy vitet e fundit populli u qetësua, ka hequr dyshimet dhe ka marë vendim se si do të votojë. Mendoj se fushata për referendumin që do të mbahet më 16 prill, ka përfunduar me sukses edhe pse kanë mbetur edhe disa ditë", tha Zeybekci.
Në pyetjen se a pritet që referendumi të ketë ndikim më të madh në tregun ekonomik në Turqi, ministri Zeybekci tha se me siguri të plotë se tendencat pozitive do të jenë të dukshme që nga kjo javë, dhe se do të vazhdojë pas referendumit.
Ai shtoi se tendencat pozitive priten në veçanti në forcimin e monedhës turke në raport me valutat e huaja, rritjen e investimeve të huaja dhe një rritjen e përgjithshme të kërkesës në treg.
Zeybekci ka komentuar edhe sanksionet ruse për importet e produkteve bujqësore turke dhe bëri të ditur se për këtë çështje javën e ardhshme do të takohet me homologun rusë.
"Sanksionet nuk sjellin të mira ndaj asnjë vendi, por dëme reciproke. Njëra palë pëson më pak humbje, kurse tjetra më shumë, por që të dyja janë në humbje. Përfitimi reciprok është i mundur vetëm pa bashkëpunim të kufizuar", tha Zeybekci.