Sinan Uslu
30 Nëntor 2016•Përditësim: 01 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, këtë mbrëmje ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë mësohet se dy liderët në bisedë krahas marrëdhënieve dypalëshe kanë diskutuar kryesisht për dramën njerëzore në Halep dhe zhvillimet e fundit në Siri.
Erdoğan dhe Putin gjithashtu janë dakorduar në çështjen e përshpejtimit të përpjekjeve për ndalimin e konflikteve në Halep dhe mundësimin e dërgimit të ndihmave humanitare për civilët në qytet.
Në bisedën ku është vënë theksi në rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë, është cekur edhe vizita që do të kryejë në Moskë më 6 dhjetor kryeministri turk, Binali Yıldırım.