Muhammed Boztepe
15 Mars 2018•Përditësim: 15 Mars 2018
ANKARA (AA) – Forcat e Armatosura Turke (TSK) në kuadër të mbrojtjes legjitime ndaj sulmit të armatosur nga veriu i Sirisë në qarkun Nusaybin të Mardinit kanë neutralizuar 8 terroristë pjesëtarë të PKK/PYD-YPG-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thuhet se në kuadër të mbrojtjes legjitime i është përgjigjur sulmit të armatosur nga veriu i Sirisë ndaj forcave të sigurisë në vijën kufitare të qarkut Nusajbin.
Si rezultat i gjuajtjeve, 8 terroristë pjesëtarë të organizatës terroriste PKK/PYD-YPG janë neutralizuar.
- Tentativat për kalime ilegale
Trupat kufitare të Komandës së Forcave Tokësore të Turqisë gjatë ditës kanë kapur 927 persona të cilët kanë tentuar të kalojnë ilegalisht nga Siria për në Turqi si dhe një person i cili përpiqej të kalonte ilegalisht nga Turqia për në Siri.
Poashtu janë ndaluar 3 persona të cilët përpiqeshin të kalonin nga Iraku në Turqi në mënyrë ilegale.
Janë kapur edhe 4 persona të cilët kanë tentuar të kalonin ilegalisht nga Greqia për në Turqi si dhe 27 të tjerë që përpiqeshin të kalonin nga Turqia për në Greqi.