Hanife Erdinç
16 Tetor 2016•Përditësim: 16 Tetor 2016
ÇANAKALE (AA) - Në rajonin Ayvacık të qytetit Çanakale të Turqisë kapen 48 shtetas të huaj të cilët ishin përgatitur të kalonin ilegalisht në ishullin grek Lesbos, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e rojës bregdetare turke ndërmorën një operacion në brigjet Sivrice pasi morën një informacion se një grup shtetasish tu huaj janë në det me gomone në rajonin Küçükkuyu.
Në operacionin e kryer me anijen "Saget-35" nga komanda duke përfshirë gra dhe fëmijë u kapën 48 shtetas të huaj nga Siria, Afganistani, Eritrea dhe Iraku.
Shtetasit e huaj të cilët mbërritën në Küçükkuyu pas deklarimeve dhe pasi u ndihmuan me ushqime dhe veshje u dërguan në Qendrën e Rikthimit për të Huajt në rajonin Ayvacık.