Bayram Altuğ
04 Maj 2016•Përditësim: 04 Maj 2016
ANKARA (AA) - Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka pohuar se Qytetarët e Republikës së Turqisë e meritojnë udhëtimin pa viza në shtetet e Europës në zonën Schengen. "Turqia është një vend që mban fjalën. Gjithashtu edhe BE-ja duhet të mbajë fjalën e saj. Mbajtja e premtimeve është shumë e rëndësishme", u shpreh kryediplomati turk, raporton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu ka vizituar në zyrën e tij, kryetarin e Konfederatës së Sindikatave të Punonjësve të Turqisë (HAK-İŞ), Mahmut Arslan. Në lidhje me rekomandimin nga Komisioni i BE-së për udhëtim pa viza të shtetasve turq, Çavuşoğlu, duke rikujtuar se BE-ja dhe Turqia më 18 mars patën nënshkruar një marrëveshje të re, ka theksuar se në kuadër të kësaj marrëveshjeje në fund të qershorit do të realizohet liberalizimi i vizave.
Ndër të tjera duke rikujtuar se marrëveshja e liberalizimit të vizave do të zbatohet me marrëveshjen e ripranimit Çavuşoğlu u shpreh: "Turqia kishte kritere që duhej të realizonte. Për zbatimin e këtyre kritereve Turqia tregoi përpjekjet e duhura. Ligjet u miratuan në parlament dhe gjithashtu hodhëm edhe hapat e nevojshëm teknik që duhet të ndërmerreshin. Ne kemi treguar përpjekje për realizimin e të gjitha 72 kritereve. Në disa çështje BE-ja mund të ketë pikëpamje të ndryshme, por askush të mos ketë dyshime në sinqeritetin tonë. Ne atë që e besojmë e zbatojmë. Gjithashtu nuk kryejmë asnjë gjë me detyrim. Kur premtojmë ne e mbajmë atë. Qytetarët e Republikës së Turqisë e meritojnë udhëtimin pa viza në shtetet e Europës në zonën Schengen. Ndër të tjera ne jemi duke plotësuar edhe disa rregullime teknike duke përfshirë pasaportat, mangësi të vogla të cilat plotësohen në proceset e ardhshme me vendosmërinë e Turqisë. Turqia është një vend që mban fjalën. Gjithashtu edhe BE-ja duhet të mbajë fjalën e saj. Mbajtja e premtimeve është shumë e rëndësishme".