Mahmut Atanur
04 Maj 2016•Përditësim: 04 Maj 2016
PEKIN (AA) - Kina përsëriti qëndrimin e saj se Japonia është jashtë problemit sa i përket Detit të Kinës Jugore, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Hong Ley, në konferencën e zakonshme për media deklaroi se Japonia është jashtë çështjes lidhur me Detin e Kinës Jugore. Ai tha se qeveria e Tokios në mënyrë paranojake kohët e fundit mundohet vazhdimisht të qëndrojë në këtë problem.