Sibel Uğurlu,Burak Bir
19 Qershor 2019•Përditësim: 19 Qershor 2019
Numri i të vdekurve nga përmbytjet që ndodhën në veriperëndim të Turqisë është rritur në shtatë, njoftuan zyrtarët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportimeve të para, në Araklı të Trabzonit në rajonin e Detit të Zi janë dëmtuar tetë fshatra dhe gjithsej 150 hektarë fusha çaji dhe lajthie, tha ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli.
Nëntë gjedhe kanë ngordhur gjithashtu si pasojë e përmbytjeve, shtoi Pakdemirli.
Ndërkohë, në një postim në Twitter, Ministria e Mbrojtjes tha se dy helikopterë dhe dy aeroplanë janë dërguar në rajonin e goditur nga përmbytjet.
Më herët, zyrtarët njoftuan për katër persona të vdekur.