Emel Öz Gözellik
24 Janar 2018•Përditësim: 24 Janar 2018
ANKARA (AA) – Të paktën 3 persona humbën jetën dhe 448 të tjerë janë lënduar si pasojë e motit të ftohtë dhe reshjeve të dendura të borës në Japoni, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Qendrës për Menaxhim me Fatkeqësi Natyrore, thuhet se si pasojë e motit të ftohtë dhe stuhisë së borës, 2 persona humbën jetën në qytetin Ogawara të rajonit të Miyagi-t dhe një person humbi jetën në qytetin Mamurogawa të rajonit të Yamagata-s ndërkaq nga aksidentet rrugore në rajonet e përfshira nga bora, janë lënduar 448 persona.
Nga ana tjetër, reshjet e borës kanë ndikuar negativisht në trafikun ajror, tokësor dhe hekurudhor të kryeqytetit të Japonisë, Tokio, ku janë anuluar mbi 100 fluturime.
Zyrtarët e Institutit meteorologjik paralajmëruan qytetarët për shkak të acarit dhe ngricave.