Sena Güler
13 gusht 2020•Përditësim: 16 gusht 2020
Së paku tre terroristë u neutralizuan në një operacion të brendshëm antiterrorist të mbështetur nga ajri në Turqinë juglindore, njoftuan sot autoritetet, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Brendshme në një deklaratë tha se si pjesë e operacioneve të sigurisë së brendshme, njësitë e Komandës së Xhandarmërisë Provinciale kryen operacione në zonat rurale të provincës Bitlis.
"Si rrjedhim, gjashtë terroristë u vranë në dy ditët e fundit, duke përfshirë tre në Hakkari (krahinë) dhe tre në Bitlis", thuhet në deklaratë.
Operacionet janë duke vazhduar në rajon, thuhet më tej.
Autoritetet turke në përgjithësi përdorin fjalën "neutralizuar" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.
Përkatësia e terroristëve nuk u saktësua, por PKK-ja terroriste ka qenë aktive në rajon.
Në fushatën e saj mbi 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK-ja e radhitur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e afër 40,000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.