Murat Pancar
20 Shkurt 2023•Përditësim: 22 Shkurt 2023
Ksenia Bandareva, një grua ruse që jeton në Mersin të Türkiyes, e pranoi Islamin, transmeton Anadolu.
Bandareva, e cila kishte ardhur në qytet për të punuar në termocentralin bërthamor Akkuyu, i cili është në ndërtim e sipër në rrethin Gülnar, ishte vendosur për banim në rrethin Silifke.
Pas studimeve dhe vendimit për ta pranuar fenë islame, Bandareva u drejtua në myftininë e rrethit.
Bandareva deklaroi fjalët e shehadetit (dëshmisë) në një ceremoni në myftini dhe u bë muslimane.
Myftiu i Silifkes, Mehmet Seri Doğru, i dhuroi Bandarevës një përkthim të Kuranit të Shenjtë.