Mustafa Deveci
03 Gusht 2022•Përditësim: 03 Gusht 2022
Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiye-s ka përshëndetur marrëveshjen që palët jemenase arritën për të zgjatur edhe dy muaj afatin e armëpushimit aktual, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria turke tha se "nga armëpushimi shpresojmë hapjen e rrugëve në të gjithë vendin dhe që të përfitohet në drejtimin e eliminimit të krizës humanitare që po përjetohet në Jemen".
"Ashtu si deri më sot edhe në periudhën e ardhshme ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për sigurimin e armëpushimit të përhershëm mes palëve jemenase, si dhe solidarizimin tonë me popullin jemenas dhe mbështetjen në përpjekjet e dialogut në drejtim për zgjidhjen e konfliktit mbi bazën e legjitimitetit ndërkombëtar dhe kushtetues", thuhet ndër të tjera në deklaratën e ministrisë, ku theksohet se është përshëndetur marrëveshja që palët jemenase kanë arritur për të zgjatur edhe dy muaj afatin e armëpushimit aktual.
Përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Jemenin, Hans Grundberg, njoftoi se qeveria e Jemenit dhe rebelët Huthi kanë pranuar zgjatjen edhe për dy muaj të armëpushimit, i cili vazhdon që nga 2 prilli dhe që do të përfundonte dje.