Erdal Türkoğlu
26 Dhjetor 2016•Përditësim: 27 Dhjetor 2016
HATAY (AA) – Numri i civilëve të plagosur të evakuuar nga pjesët lindore të Halepit të cilët janë transportuar në qytetin turk Hatay, është rritur në 246, raporton Anadolu Agency (AA).
Në mesin e të plagosurve që janë transportuar në Hatay, gjenden 98 fëmijë. Po ashtu, 91 të plagosur janë transportuar në spitalet jashtë Hatay-it, ndërsa 33 persona janë larguar nga spitali pas trajtimit mjekësor.
Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të stafit mjekësor, 34 persona të plagosur kanë humbur jetën.
Nga ana tjetër po vazhdon dërgimi i ndihmave humanitare për civilët e evakuuar nga pjesët lindore të Halepit. Deri tani janë dërguar 1.010 kamionë, prej tyre 575 kamionë të Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë (Turk Kizilayi) dhe 435 kamionë të organizatës humanitare IHH.